Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë të arritur të mërkurën në Bruksel.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.