Marrëveshja Shqipëri-Itali, “shembull suksesi”, Von der Leyen: Të zbatohet edhe nga vende të tjera të BE

AKTUALITET


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e konsideron “shembull sukesi“ marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një letër dërguar krerëve të vendeve anëtare para mbledhjes së të enjtes dhe të premtes të Këshillit Europian, Von der Leyen u bën thirrje atyre ta shfrytëzojnë si model për të zgjidhur krizat nga dyndja e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Presidentja e KE-së propozon që edhe vende të tjera europiane të arrijnë marrëveshje dypalëshe për ngritjen e qendrave për përpunimin jashtë kufijve të Bashkimit Europian, të kërkesave të azilkërkuesve.

Në letër, ajo kërkon që të gjenden edhe zgjidhje të tjera inovative për mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, si një mënyrë për të favorizuar migracionin e ligjshëm që sipas Von der Lajenit, është i nevosjëhm për përmbushjen e neovjave të tregut të punës në BE.

Autoritetet italiane kanë deklaruar se kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gadër është gati dhe se azilkërkuesit e parë nga vendet e Afrikës të shpëtuar pranë brigjeve italiane mbërrijnë këtë jave. Qendrat e ngritura në territorin shqiptar menaxhohen plotësisht nga pala italiane.



Skip to toolbar