Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thënë se policia do publikojë shumë shpejt emrat e përfshirë në masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona. Ai konfirmoi se kontrollet e kryera në Shkodër u kryen lidhur me këtë ngjarje.
“Kemi pasur disa raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia në bashkëpunim me prokurorinë dhe SPAK është duke hetuar të gjitha këto ngjarje shumë shqetësuese për opinionin publik. Besoj se do të kemi rezultate.
Dje janë zhvilluar në Shkodër, operacione, kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave që janë të implikuar në ngjarje kriminale. Besoj që shumë shpejt policia e shtetit do të dal me emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit”, tha Hoxha.
Nga masakra e Shkodrës humbën jetë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çiftit i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha./abcnews.al