Masakra e Lushnjes, jepen dy dënime të përjetshme

AKTUALITET


Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ata akuzohen për masakrën e Lushnjes së 11 Tetorit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se objektiv i sulmit me armë në atë kohë ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Por ky i fundit mundi t’u shpëtonte plumbave.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e historikut të hakmarrjeve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

Ky i fundit, bashkëpunëtor me Orges Bilbin dhe Anterio Kaloshin, vijon të jetë në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.



Skip to toolbar