Dita e sotme shënon 25 vjet që nga Masakra e Reçakut, ku forcat serbe vranë barbarisht 45 civilë shqiptarë. Këtë ngjarje makabre e ka kujtuar dhe Presidenti Bajram Begaj, i cili thotë se 15 Janari i 1999-ës zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Begaj shkruan se kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësi ndaj tjetrit.
“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.
15 Janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.
Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësi ndaj tjetrit”, shkruan Presidenti Begaj.