Masakra me 1 të vdekur e 5 të plagosur në Don Bosko, gjendet e djegur makina e autorëve

AKTUALITET


Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Ishmit, ndërsa mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës mbrëmë në Don Bosko. Mësohet se bëhet fjalë për një mjeti qëështë tip BMW.

Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 të tjerë. Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.



Skip to toolbar