Masakra në Moskë/ Reagon Charles Michel: Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist

BOTA


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmin terrorist në Moskë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist në Moskë. Humbja e jetëve të pafajshme kudo është një tragjedi njerëzore dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar presidenti i Këshillit Europian, me një postim në “X” (ish-Twitter).

Katër persona, të prangosur si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë janë mes 11 të arrestuarve, informoi shefi i sigurisë ruse presidentin Vladimir Putin.

Kujtojmë q ëderi tani nga sulmi i ndodhur pasditen e së premtes,  kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, janë 115 persona të vdekur dhe katër persona akuzohet si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë.



Skip to toolbar