Masat ndaj Covid 19, Arben Shkodra: Kemi krizë konsumi, kërkesat tona janë të realizueshme

AKTUALITET


Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se kërkesat që kërkon grupi që përfaqëson janë plotësisht të mundshme për t’u realizuar.

Ne kemi kërkesa për të përballuar së bashku gjithë këtë situatë që po kalojmë. Ne kemi bërë kërkesa normale dhe janë të bëshme e të realizueshme, port ë shohim nesër Aktin Normativ”, tha Shkodra.

Arben Shkodra theksoi se biznesi është tepër i rëndësishëm në ekonomi, pasi pikërisht biznesi mund të anojë situatën në njërën anë ose në tjetrën.

Unë mendoj se do kemi kriza, dy të tilla. Krizën e konsumit dhe atë të likuditetit të biznesit. Tregu do gjithmonë komunikim. Pa komunikim, biznesi ka probleme. Ndërhyrja A do ishte një ndërhyrje që do ishte lajm. Ne nuk na ka munguar bashkëpunimi me qeverinë. Por mendoj se kriza mund të jetë për shumë arsye, që janë edhe globale dhe mund të cekë edhe tregun e brendshëm.

Qeveria duhet ta quajë biznesin partner. Ne punësojmë 80 përqind të njerëzve. Ne duam rregullave të qarta të shkruara. Ne ka kohë që duam listë të qartë të bizneseve që do funksionojnë e ata që nuk do funksionojnë. Duam rregulla, pra. Ne duam të ruajmë shëndetin e njerëzve, më pas duhet t’i ruhemi krizës sociale me injeksion dhe më pas duhet të ulemi e të diskutojmë. Ne jemi fajtori determimant që shkojmë në njërën anë të greminës ose tjetrën dhe jo qeveria”, u shpreh Shkodra.



Skip to toolbar