Kryeministri Edi Rama prezantoi planin me 7 pika të qeverisë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtëpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme për shkak të paralizimit të jetës nga masat drastike kundër koronavirusit.
1. Së pari 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin dhe papunësinë
4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionet humanitare
5. 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë
6. Do të fshijmë përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonentë
7. Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.