Mashtrim me shifrat Covid? Nisin hetimet në Greqi

CORONAVIRUS


Prokuroria në Athinë ka nisur një hetim ndaj Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY) pas raportimeve në media se u krijua një sistem paralel për regjistrimin e rasteve të koronavirusit dhe që mashtron mbi numrin real të rasteve.

Organi i akuzës mësohet se ka kërkuar një raport paraprak në mënyrë që të hetojë vlefshmërinë e ankesave që rezultuan në regjistrimin e pasaktë të numrit të njerëzve që janë gjetur të jenë pozitivë për koronavirusin.

Dy revista greke, “To Vima” dhe “Dimokratia”, raportuan gjatë fundjavës se EODY kishte krijuar një sistem regjistrimi paralel me një kompani private “dhe si pasojë, Komiteti i Sëmundjeve Infektive informohet me një vonesë prej të paktën një javë për numrin real dhe total të pacientëve ”.



Skip to toolbar