Maska me detyrim, Mjeku Artan Koni: E palogjikshme në ambiente të hapura!

Më të fundit


Mjeku Artan Koni i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka dalë hapur kundër vendosjes me detyrim të maskës në ambiente të hapura.

Sipas tij është e panevojshme që maska të vendoset kur je vetëm në ambient të hapur dhe s’ke asnjë rrotull, teksa tregon edhe rastet kur duhet të përdoren.

Për Konin maska vendoset atëhere kur nuk ruhet distancimi social dhe ku ka turma njerëzish apo ambiente të mbyllura.

Ai shton se maskat e bëra në mënyrë artizanale nuk mbrojnë nga COVID-19 si dhe thotë se ato që vërtet mbrojnë janë shumë të shtrenjta dhe shtron pyetjen nëse a do subvencionojë qeveria qytetarët për maskat?

‘’Nuk mendoj se maskat janë të panevojshme, duhen sepse parandalojnë, por aty ku duhen. Nuk bëhet fjalë thjesht për maska, shohim diçka. Maskat duhet të jenë të detyrueshme kur nuk respektohet distanca, kur ka turma të mëdha, kur jemi në ambiente të mbyllura. Nuk e shoh të logjikshme të jetë në ambiente të hapura.

Realisht maskat nuk mbrojnë, është 0% mbrojtja nga maskat artizanale. Por si do ndodhë. Do na subvencionojë shteti? Sepse maskat që mbrojnë janë të shtrenjta, dhe nuk përdoren çdo ditë të njëjtat.”- tha Koni.



Skip to toolbar