Tre persona me masa dhe me doreza kanë shqyer derën e një shtëpie në qytetin e Gjirokastrës dhe grabisin një shumë parash prej 15 mijë eurosh. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të natës, kur disa persona të paindendifikuar ende, kanë hyrë në banesën e shtetasit Vasil Basha.
Në grabitje kanë marrë pjesë tre persona me maska, doreza dhe armë, të cilët kanë shqyer derën dhe kanë marrë një valixhe ku mendohet se ishin 15.000 euro. Në banesë kanë qenë dy gra të moshuara të cilat i kanë mbyllur në një dhomë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.