Maskat terrorizojnë noterin në Sarandë, e lidhin dhe i marrin 20 mln lekë

AKTUALITET


Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur para dy orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Th. Kaçi, 63 vjeç.

Autorët e maskuar kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar