Matura Shtetërore 2024- Mbahet sot provimi i fundit me zgjedhje

AKTUALITET


Provimi me zgjedhje është i fundit për maturantet këtë të hënë të 24 qershorit. Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen testit provimit me zgjedhje ndërkohë që nxënësit do të paraqiten në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së provimit.

Provimi nisi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat  për 2 orë e 30 minuta. Deri më tani janë zhvilluar tre  provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia; dhe Matematika.

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike, kështu këtë testim e kryen në total 26616 maturantë.

952 maturantë kanë ngelur pasi morën notën 4 , ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.

Notat ende nuk janë shpallur Gjuhe Shqipe dhe Letërsi që konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit dhe eseja është pyetja që përmbyll provimin.



Skip to toolbar