Mazhoranca shtyn pa afat mbledhjen e Këshillit të Integrimit, ku pritej dorëzimi i progres raportit të KE.
Shkak është bërë paralajmërimi i opozitës për bllokim të punimeve. Po ashtu punimet e komisioneve janë zhvendosur online.
I vetmi Komision që do të zhvillohet fizikisht, por pa praninë e medias është ai i sigurisë, ku pritet të raportoje kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Gazmend Bardhi ndërkohë mblodhi kryesinë e PD.