Mazniku zbërthen premtimin e Ramës: Nuk preken ndërtimet në proces legalizimi

AKTUALITET


Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u diskutua në lidhje me problemin e legalizimeve në Tiranë, çka u has edhe në ndërtimet e ndërtuara në zonën e “Astirit”, ku të ftuarit folën edhe mbi premtimin e Ramës se “Shtëpitë nuk iu prishën edhe nëse Enveri çohet nga varri”.

Analisti Eduard Zaloshnja tha se tokë pa pronar nuk ka e se PD konsideron se pronarët e vjetër nuk llogariten më, por llogarit ata pronarë të pas-diktaturës. Ndërsa, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku sqaroi deklaratën e bërë nga ana e kryeministrit se “edhe nëse Enveri çohet nga varri, shtëpitë nuk prishen”. Maziku tha se ajo deklaratë është bërë për ata shtëpi që janë në proces legalizimi e që nuk janë ndërtuar në zona të papërshtatshme. “Rama ka thënë se shtëpitë nuk ua prish edhe Enver Hoxha nëse ngrihet nga varri. Kryeministri thotë se do legalizohen shtëpitë që janë në proces legalizimi e ka një diferencë të qartë mes dy qeverive. Qasja e PS ndaj legalizimeve ka qenë e qartë në 6 vjet. Ne legalizojmë, por ama nëse dikush ka ndërtuar mbi kolektor ky nuk legalizohet”, deklaroi Mazniku.



Skip to toolbar