Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik V, Manastirliu: Ritmet e vaksinimit do rriten

CORONAVIRUS


Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shkruan se nuk do të ndalet procesi do të vijoj të intesifikohet. Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave antiCovid.

“ Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.



Skip to toolbar