Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj janë dy nxënësit që mbetën të vrarë nga sulmi me armë që iu bë një autobusi me nxënës mbrëmë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Një person i maskuar qëlloj me kallashnikov mbi autobusin ku udhëtonin 10 persona. Kujtojmë se nga sulmi humbi jetën edhe Gani Gjokaj, shoferi i autobusit.
Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës kanë shprehur ngushëllime për rastin tragjik dhe kanë kërkuar që të kapet autori i krimit sa më parë.