Mbetjet e “Kurum”, arrestohet inspektori i Portit/ 12 të tjerë, mes të cilëve drejtuesit turq, ende në kërkim

AKTUALITET


Një prej 13 të shpallurve në kërkim për mbetjet e rrezikshme të “Kurum” është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

37-vjeçari Xhulio Golgota, inspektor i autoritetit Portual të Durrësit u arrestua këtë të enjte pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Prokuroria e qytetit bregdetar lëshoi 33 urdhër arreste, por nuk u ekzekutuan plotësisht, pasi drejtuesit turq të Kurum, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për masakrën mjedisore, u arratisën pak para operacionit.



Skip to toolbar