Mbi 10 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Shkatërrohen 15 dronë rusë në Kiev

BOTA


Përafërsisht 10,749 civilë janë vrarë dhe 15,599 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve ukrainase numri i viktimave përfshin 499 fëmijë. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax-Ukrainë Yuriy Belousov, kreu i Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, tha se “pasi të çlirohen territoret e okupuara të Ukrainës, numri i të vrarëve pritet të “rritet shumë herë”.

“Unë mendoj se do të ketë dhjetëra mijëra të vdekur vetëm në Mariupol. Shifrat e Prokurorisë së Përgjithshme janë të ngjashme me ato të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, ” tha Belousov.

Më 7 korrik, OKB-ja raportoi se kishte konfirmuar vdekjen e “më shumë se 9,000 civilëve, duke përfshirë mbi 500 fëmijë”, por numri real pritet të jetë më i lartë.

Belousov tha gjithashtu se ekipi i tij kishte regjistruar 98,000 krime lufte të kryera nga forcat ruse në Ukrainë gjatë pushtimit.

Ndërkaq forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar pothuajse 15 dronë kamikaze të tipit Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popka.



Skip to toolbar