Mbi 80 plumba në drejtim të makinës vritet biznesmeni shqiptar në Shkup

AKTUALITET


Kamer Idrizi, 42 vjeç, banues në Shkup dhe me origjinë nga Shqipëria është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi bashkë me kushëririn e tij, duke përgjakur natën e fundit të muajit të Ramazanit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi. Idrizi vdiq në vend, ndërsa 22-vjeçari që e prekën gjashtë plumba u dërgua në urjgenë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur prova të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e dyfishtë. Pista ku po hetohet është e shkuara e errët e vetë Idrizit.

Kamer Idrizi njihej si një biznesmen i fuqishëm dhe një person problematik në zonë. Më shumë ai u bë i njohur për publikun e gjërë në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup. Fatmirësisht Kamer Idrizi bashkë me miqtë e tij  Jeton Krivanjeva, Afrim Sulimani dhe Ensar Iseni, shpëtuan, por siç duket personat në fjalë u rikthyen dy vite më vonë.  Dyshohet se mes tyre ka pasur probleme për shkak të tregut të lëndëve narkotike.Alexander Palace



Skip to toolbar