Këtë të mërkurë do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Partia Demokratike, nëpërmjet një njoftimi për media, deklaron se do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit. Gjithashtu ata i bëjnë thirrje medias që të marrë pjesë dhe të ndjekë nga afër qëndrimet e komisionit.
Komisionet që priten të mbahen sot janë, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Komisioni i Ekonomisë, Komisioni i Shëndetësisë dhe Komisioni i Arsimit.
Kujtojmë që mazhoranca, ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen “online”, duke argumentuar se kjo formë bëhet për të shmangur virusin. Nga krahu tjetër, opozita kërkon që mbledhjet të zhvillohen në ambiente fizike, duke sugjeruar që të ndiqen të gjitha protokollet e nevojshme.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
Miremengjes.
Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjeke nga afer qendrimet per komisionin.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10.00
Komisioni i Arsimit, ora 10.00
Komisioni i Ekonomise, Ora 11.00