Mblidhet në 6 maj Komisioni për Reformën Zgjedhore, zbulohen detaje nga tema e diskutimit

AKTUALITET


Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore mblidhet online në 6 maj, kjo dhe për shkak të masave të marra për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Gjate kësaj mbledhjeje, mësohet se dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtare të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës, nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim te muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kujtojmë se reforma zgjedhore, është një nga kushtet e vendosura nga BE, për negociatat e Shqipërisë.



Skip to toolbar