Mbretëria e Bashkuar njofton paketën më të madhe të sanksioneve kundër flotës së fshehtë ruse

BOTA


Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar paketën e saj më të madhe të sanksioneve ndonjëherë kundër flotës së fshehtë ruse me 30 anije në shënjestër, ka njoftuar Sekretari i Jashtëm, David Lammy.

Bëhet e ditur se nga sanksionet janë prekur edhe kompanitë e sigurimit që mundësojnë flotën.

Thuhet se anijet janë përgjegjëse për transportin e naftës dhe produkteve të saj me vlerë miliarda paund vetëm vitin e kaluar. Sipas qeverisë britanike, “lëvizja do të kufizojë më tej aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e paligjshme në Ukrainë”, shkruan Sky News.

Raportohet se paketa e fundit e sanksioneve e çon numrin e përgjithshëm të cisternave të naftës të sanksionuara nga Mbretëria e Bashkuar në 73 – më shumë se çdo vend tjetër.

“Të ardhurat e Rusisë nga nafta po ndezin zjarret e luftës dhe shkatërrimit në Ukrainë”, tha Lammy ndërsa njoftoi masën.



Skip to toolbar