“Mbreti” i kërcimit me shkop/ Armand Duplantis, medalje ari dhe rekord botëror në “Paris 2024”

Më të fundit


Që nga viti 2020 kur bëri prezantimin e tij në arenën botërore të sportit, Armand Duplantis nuk njeh rivalë. Atleti suedez forcoi pozitat e tij si kampion I padiskutueshëm në kërcimin me shkop, duke mbrojtur medaljen e artë në këtë disiplinë edhe në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, madje duke vendosur edhe një rekord të ri botëror.

Nuk kishte garë në “Stad de France”, ku 24 vjeçari e nisi menjëherë me një kërcim 6 metra e 10 centimetra.

Provë e kaluar dhe medalja e artë e sigurtë e shtyu Duplantis të provonte të kalonte limitin e vendosur prej tij me 6 metra e 24 centimetra.

Duplantis e ngriti stekën me një centimetër më shumë dhe në provën e tretë arriti të bëjë kërcimin perfekt, duke vendosur rekordin e ri botëror në 6 metra e 25 centimetra.

Një rezultat që e ngjit suedezin në mëjën e “Olimpit” të atletikës. Kjo konfirmohet edhe nga diferenca e madhe me rivalët e tij në garën e fundit në “Paris 2024”.

Amerikani Sem Kendriks që u rendit i dyti dhe fitoi medaljen e argjendit, provën më të mirë të tij e vendosi në 5 metra e 95 centimetra, pra 30 centimetra më pak se Duplantis.

Medalja e bronzit u fitua nga atleti grek Emanuil Karalis.



Skip to toolbar