Koronavirusi prek edhe bibliotekën e Durrësit. Kështu pasi një punonjëse ka shfaqur simptomat e COVID-19, i është nënshtruar testit bashkë me 3 punonjës të kësaj bibliotekë, ndërsa ky institucion është mbyllur.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht punonjësit e kësaj biblioteke janë izoluar në banesat e tyre, në pritje të përgjigjes së tamponit.
Ndërkohë janë dezinfektuar ambientet e bibliotekës.
