Filiali i një Banke të nivelit të dytë në Elbasan është mbyllur dhe shkak për mbylljen e saj janë bërë dyshimet se disa nga punonjësit janë të prekur nga koronavirusi. Ata kanë bërë tamponin dhe ndër ta kanë rezultuar edhe me COVID 19 pozitiv.
Ndërkohë rastet e shtuara të kësaj natyre po raportohen zyrtarisht dita-ditës dhe kohët e fundit ka pasur të prekur mjaft punonjës të shëndetësisë por edhe të arsimit duke krijuar një situatë të rënduar gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.
Vetëm gjatë ditës së djeshme u raportuan 17 raste të reja me COVID pozitiv dhe fatkeqësisht gjatë këtij muaji ne Elbasan trendi është rritës dhe numri i të prekurve ka shënuar rekord.