Mbytet anija me turistë në Egjipt, zhduken 45 persona

BOTA


Të paktën 45 persona rezultojnë të zhdukur në ujërat territoriale të Egjiptit.

Mbytja e një varke turistike që shoqëronte zhytësit në Detin e Kuq në Egjipt raportohet paraprakisht se ka lënë të paktën 31 turistë të zhdukur.

14 anëtarë të ekuipazhit janë gjithashtu të zhdukur.

“Tridhjetë e një turistë të kombësive të ndryshme, së bashku me 14 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje turistike që ishte në një lundrim afër bregut të Marsa Alam”, në Detin e Kuq në Egjipt, “janë të humbur”, shkruan “La Repubblica” sot (25 Nëntor).

Kërkimet janë duke u zhvilluar me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme.

Lajmi mësohet nga burime të kualifikuara egjiptiane, të cilat nuk specifikojnë vendet e origjinës së turistëve, por edhe informacionet janë ende të rezervuara, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon. Mister mbeten edhe shkaqet e kësaj mbytjeje



Skip to toolbar