Me armë imituese në dorë grabisnin njerëzit në rrugët e Tiranës, policia arreston 3 të rinj

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 të rinj, të cilët nën kërcënimin e thikës dhe armëve imituese, grabisnin qytetarët nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku shërbimet e komisariatit nr.2 në kryeqytet kanë arrestuar një grup prej 3 djemsh që përdornin thikë dhe pistoletë që dukej si origjinale duke krijuar frikë te qytetarët në rrugë.


Tre të rinjtë vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin. Brenda 15 minutash ata kanë grabitur dy grupe, një te ‘Piramida’ dhe një te ‘Rogneri’, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë.

Komisariati nr.2 sapo ka marrë njoftimin i ka arrestuar në flagrancë. Tre të rinjtë të moshave 16-17 vjeç, akuzohen për  vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.




Skip to toolbar