“Me Berishën u përdor një praktikë e gabuar”, Indrit Hoxha: Do besoj te drejtësia e re kur…

Më të fundit


Sekretari për Çështjet e Emigracionit pranë Rithemelimit, Indrit Hoxha thotë se me ish kryeministrin Sali Berisha, u përdor një praktikë e gabuar, në lidhje me gjykimi ndaj tij për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha ka kërkuar respektimin e Kushtetutës.

“Ka një perceptim sikur drejtësia e re dirigjohet nga ndërkombëtarët. Në gjykimin tim, duke u nisur edhe nga ato që kyeministri i vendit tha në kongresin e partisë së tij, amerikanët tha, britanikët, evropianët kanë qenë në Shqipëri edhe para se të fillonte reforma në drejtësi. Kjo nënkupton që kjo drejtësi kontrollohet dhe është një drejtësi me regji nga kryeministri i vendit. Do besoj te kjo drejtësi ditën që Edi Rama do jetë në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Mënyra dhe praktika që ndoqën për zotin Berisha, ishte praktikë e gabuar. Është kryetar i opozitës, në një vend demokrati, kur një opozitë ka 12 vite në opozitë, ndërkohë që kemi ish zv.kryeministrin në arrati, kemi ministra të kësaj qeverie në burg, pra, me zotin Berisha ndodhi një praktikë që u përdor vetëm te zoti Berisha. Nuk u ndoq e njëjta praktikë siç u ndoq me deputetët që kanë qenë në hetim.

U shkel Kushtetuta që në nisje të këtij procesi. Sa herë drejtësia thërret duhet të shkojmë, por ka ligje që kemi votuar, që është imuniteti i deputetit. Në 2012 Berisha ishte i pari që tha të heqim imunitetin Në momentin që shkon kërkesa në parlament, prokuroria ka për detyrë të marrë argumentat e saj dhe autorizimin për atë që kërkon.

Vetëmn në rastin e zotit Berisha ka ndodhur që për një person nën hetim është vendosur rrest. Vendim i parë i SPAK është antiksuhtetues, i privon të drejtën e lirise një deputeti. Berisha tha, këtu është shkelur Kushtetuta. Zoti Berisha është lideri i opozitës, mund të ketë takime jashtë territorit, në Evropë”, theksoi ai.



Skip to toolbar