Me homologët dhe Varhelyi, Rama ndan foton nga takimi informal. Kurti refuzoi Shqipërinë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një foto nga takimi informal i zhvilluar sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit.

“Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić🇷🇸“- shkruan Rama.

Në foto mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kujtojmë se refuzoi ftesën e Shqipërisë për të qenë i pranishëm në këtë takim.



Skip to toolbar