Me makinën plot me cigare të futura kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari grek në Korçë

AKTUALITET


Një 46-vjeçar grek është arrestuar nga policia shqiptare në hyrje të qytetit të Devollit pasi u kap duke kontrabanduar mallra kontrabandë.

Efektivë gjetën në automjetin me të cilin po lëvizte 46-vjeçari, si dhe në banesën e tij, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale stekat me cigare, një shumë parash, automjetin dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi grek V. T., 46 vjeç banues në Greqi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në hyrje të qytetit të Devollit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. T., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur dhjetëra paketa me cigare, pa pullë fiskale. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Çiflig, shërbimet e Policisë gjetën paketa të tjera me cigare, pa faturat përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.



Skip to toolbar