“Me mandate shqiptare, jemi më mirë se BDI ” / Fetai: Maqedonia ka problem me korrupsionin, cilësohemi si regjim hibrid

Më të fundit


Cështja e Maqedonisë së Veriut dhe qasja e shqiptarëve tnë politikëbërje ishte ajo çfarë u diskutua në “Real Story” këtë të hënë. Zv. kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Arben Fetai theksoi se në numër mandatesh janë më mirë se BDI, me 14 mandate. Gjithashtu, Fetai u ndal tek korrupsioni që e theksoi problematike në Maqedoninë e Veriut.

“Me mandate jemi më mirë se BDI, jemi më mirë se BDI kur u fut ajo në qeverisjen e parë me Zaevin, kishin 10 mandate në tërësi, ne kemi 14 mandate, fuqinë në ekzekutiv e kemi më mirë dhe nuk janë gjërat ashtu siç paraqiten nga mediat. Cështja e korrupsionit, ne kemi folur vazhdimisht për dy dekada me rradhë. Ambasadorët amerikane, holandezë, të Bashkimit Europian kanë thënë një zëri që kemi një problem të madh me korrupsionin, epidemi që ka kapluar çdo skaj, për këtë pajtohen të gjithë dhe organizatat ndërkombëtare, cilësohemi ende si regjim hibrid. “

Në vijim të fjalës së tij, Fetai përmendi se presidentja e Maqedonisë komunikon në gjuhën shqipe, madje dhe presidenten Osmani e uroi në shqip.

“Cështja e tretë sepse e përmendët dy herë rradhazi , presidentja e vendit. Në fillim pati një linçm tek website i vendit që u zhduk gjithcka për dy orë në gjuhën shqipe gjatë një update por brenda asaj dite u rregullua. Presidentja komunikon në gjuhën shqipe, uroi presidenten Vjosa Osmani në shqip në Twitter, ka këshillltar shqiptar, emëron shqiptar në këshillin kombëtar të sigurisë.”



Skip to toolbar