Me maskë para mediave, reflekton Ilir Meta

AKTUALITET


Në konferencën për mediat, Presidenti Republikës, Ilir Meta sqaroi pse vendosi të dalë me maskë antiCovid, sot para mediave. Meta tha se përkeqësimi i situatës, dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve e bëri të reflektojë për këtë dalje publike

“Unë e kam patur dhe e kam tmerr të mbaj maskë, por për të mos lënë asnjë hapsirë për spekulim jam i detyruar. Nuk ka të bëjë me thirrjet e kryeministrit por me përkeqësimin e situatës.

Apeloj të gjithë të kujdesen sepse kryeministri na mbushi mendjen mendjen tre muaj se ishte pa vlerë, tani doli me këtë vesion. Duhet të bëjë cdo gjë që qyetarët të kenë maska, të shtojë testet, të rrisë gjurmimin e kontrollin. Nëse e shihni si reflektimin tim, prap positive mbetet,  shpresoj të reflektojnë edhe këta që nga ligjet për oligarkët e deri te tensionimet artificiale të situatës.” u shpreh Meta.



Skip to toolbar