Me molotov, jo reforma/ Berisha refuzon Schieder, sulmon Gonzaton

Më të fundit


Në ditën kur në Tiranë, raporteri për Shqipërinë në PE kërkoi një hap para, për dialog në parlament, Berisha hodhi hapin pas, shpalli protestën e radhës në rrugë pas asaj me molotov.

“Të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën. Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral”, tha Berisha.

Berisha e shfaqi hapur respektin, por edhe pakënaqësinë ndaj raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Shider. Por shpresën e fundit e ka tek Partitë Popullore Europian

“Mendoj se, shqiptarët prisnin prej tij dhe presin jo vetëm prej tij, por presin nga Brukseli, kërkesën për të mbrojtur standardin Europian, i cili standard edhe 12-13 vite më parë në këtë vend, detyronte ministrat për koincidentë dhe zv/kryeministrin që kërkohej nga prokuroria imuniteti, të dorëzonin imunitetin, para se të votonte parlamentin”, shtoi ai

Po për Berishën, më shumë faji është në Tiranë, në zyrat e BE.

“Zoti Schider, për fat të keq as edhe përfaqësuesi i BE-së, ambasadori Gonzato, madje Gonzato pak më thellë se zoti Schider, nuk e kërkuan këtë. Ndonëse theksoj se grupi popullor ka edhe ai reporterin në hije për Shqipërinë dhe pritet që dhe ai të vijë në Shqipëri”,- u shpreh Berisha.

Protestë do të ketë. Por reforma jo. Te enjten taulant Balla la afatin e së hënës për territorialen, dhe Bardhi e pranoi me kokën ulur thyerjen e bojkotit.

Sot Berisha refuzoi afatin, dhe Bardhi sërish duhet ta pranojë bojkotin e doktorit, po me kokën ulur.

“Bllokimit që i bëjnë drejtësisë, bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj mazhorance,” – u shpreh Berisha. 

Tabloja tashmë është qartë, jo vetëm për sytë e shqiptarëve, por dhe për sytë e BE.

Mazhoranca në një rrugë të re, qëndron brenda institucioneve, dhe punon për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.

“Nëse nuk vijnë deri të hënën, anëtarët e PS në Komision kanë firmosur dhe kërkesa Kuvendit i është çuar. Pra, puna nuk ndërpritet sepse jemi bllokuar pa nisur punën. Dhe jemi nën presion të madh për të kapur afatin e për ta miratuar”- 



Skip to toolbar