Me profesion bankiere, kush ishte Suela Saliaj, shqiptarja që u vra nga bashkëshorti në SHBA

AKTUALITET


Suela Saliaj, me profesion bankiere, është e reja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit, si dhe vëllai i saj.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Sipas policisë, Renato Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.



Skip to toolbar