“Më shante, nuk durova dot dhe…”, vrau në Ndroq 50-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Gjoshit

AKTUALITET


Është zbardhur dëshmia e 26-vjearit Julian Gjoshi, i cili vrau me armë zjarri më 1 dhjetor në një lokal në zonë e Ndroqit, Alfred Dedjan.

Pas dorëzimit në polici, Julian Gjoshi ka thënë se e ka kryer vrasjen pasi Alfredi e ofendonte tek persona të tjerë.

“Më shante nëpër tavolina. Unë e mora vesh që ai më shante dhe nuk e durova dot këtë gjë, pasi unë e kam mbajtur atë. Ai nuk mund të më shajë mua. Të dielën shkova për drekë te lokali në Ndroq dhe sa e pashë Alfred Dedjan e qëllova me armë”, ka thënë ai.



Skip to toolbar