Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Doris Madhi, kryetare e grupit të këshilltarëve të PD në Elbasan, shprehu shqetësimet e saj për situatën brenda Partisë Demokratike.
Madhi theksoi se ndryshimi i mendimit dhe kritikat ndaj pazareve të brendshme shpesh shihen si tradhti, duke denoncuar përçarjet dhe praktikat që sipas saj po lodhin demokratët.
Ajo vuri në dukje raste konkrete, si mosvotimi i saj në Këshillin Bashkiak për zgjerimin e tregut të agroushqimor, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë nga drejtuesit e lartë të partisë dhe neglizhencën e ish-kryetarit Sali Berisha për këto çështje.“Ky zotëria dje ishte burrë i mirë, sepse ishte krah teje edhe në mënyrë të verbër për fitore në zgjedhje, sot që dha një mendim ndryshe ai u bë me mafien?! Në momentin që ne kemi devijuar qoftë me mendimin e demokratëve. Në një moment që ne shikojmë që të gjitha këto momente parimet po çedojnë dhe ne guxojmë shprehemi ndryshe, japim alternativa, denoncojmë edhe pazaret e brendshme na shpallin armiq. Mua nga këto akuza më vjen turp, që të dal të përgënjeshtron dhe të dal përpara.
Nuk mund të kantandizemi në këto nivele mizerable. Unë dua që të PD të ketë pastrime, por doktori duhet që të fillojë të pastrojë nga rrethi i tij i ngushtë. Këta njerëz po abuzojnë me lodhjen e demokratëve, duke futur përçarje. Unë nuk vo6tova në Këshillin Bashkiak për zgjerimin e tregut të agroushqimor. Këtë e votoi kryetari i PD dhe Berisha nuk mori asnjë masë dhe tha që kjo video është e ,montuar. Unë që votova kundër Suel Çelës u përjashtova, ai që votoi pro…”,tha Madhi.
