Meçe: PD drejt shkrirjes, Berisha nuk ka shpëtim! Salianji i duhet si viktimë

Më të fundit


Analisti Arben Meçe u shpreh se PD e Berishës është drejt shkrijes, ndërsa për këtë të fundit nuk ka shpëtim me drejtësinë.

Meçe tha për ABC News se Salianji në burg, i duhet Berishës si ‘viktimë’, dhe mekanizimi dhe sistemi propagandës së tij mbështetet mbi manipulimin ndaj opinionit publik.

“Saliu është i detyruar të ngrejë në qiell Salianjin, ai e ka marrë goditjen nuk ka kthim pas. Nuk fitoi drejtësinë se fakti është i provuar.

Berishës Salianji i duhet si viktimë, mekanizimi dhe sistemi propagandës së tij mbështetet mbi manipulimin ndaj opinionit publik, me strategji që ka që në ‘90 që i bën dhe sot e ka kthyer PD në sekt.

Është e qartë cfarë do të ndodhë, PD e Berishës po shkon drejt shkrirjes se nuk ka shpëtim për Berishën”- përfundoi Meçe.



Skip to toolbar