Kreu i grupit parlamentar Balla prezantoi për mediat projektligjin për referendumet, gjatë së cilës u pyet për mungesën e Spiropalit në mbledhjen për imunitetin e Ballukut. Balla tha se vendimi i takon grupit parlamentar, por i menjëhershëm ishte reagimi i Spiropalit.
Analisti Albatros Rexha tha për Real Story se Spiropali mendon se ka një kauzë, të cilën Rexha e cilësoi si jo të mirëmenduar.
“PS e di shumë mirë kokëfortësinë dhe energjinë e Spiropalit, sot ajo mendon se ka një kauzë. Kauza e saj nuk është e menduar mirë, sepse është më e komplikuar se kaq; duhet menduar se cili është qëllimi final, se njerëz ka pas vetes, a do konflikt me Ramën etj. Nëse është qëllimi të kthehet prapë, nuk është rruga e duhur; nëse është ideja të krijojë fraksion dhe të jetë personazh, prapë mendoj që nuk është e mirë menduar. Do t’i çelë gjërat.”
Analisti Arben Meçe tha se Spiropali ka qenë e përdhëelura e Ramës, por shkarkimet e fundit tregojnë se raportet mes tyre janë thyer.
“Spiropali ka qenë e përkëdhelura e Ramës; ishte rasti i parë ku u konstatua që tolerancën e bënte Rama. Shkarkimet e fundit tregojnë që ishte thyer ky raport; me Ramën është përplasje direkte. Është një thyerje e rëndë e Ramës, duke mos pasur parasysh që kemi të bëjmë me një grup; grupi më i fuqishëm që tyhonin në PS mund të ishte i Erion Veliaj.
Përveç kësaj, Spiropali është një “aset” i mirë për PS, ka qenë relatore dhe kontribuese; në këtë moment është nervozizëm. Është grup që është i pjekur për vendimmarrje.”
