Mediat britanike shkruajnë se autoritetet shëndetësore britanike janë duke u përgatitur për të marrë vaksinat e para të Pfizer / BioNtech deri më datë 7 dhjetor.
Spitalet janë duke u përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara.
Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave të prodhuar nga Pfizer / BioNTech, deri të hënën, 7 dhjetor, pasi miratimi i vaksinës pritet të jepet në ditët e ardhshme.
Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet edhe pse më herët ishte njoftuar për fillimin e vaksinimit në azile.