Jehonë në mediat ndërkombëtare ka bërë lajmi që tronditi mbrëmjen e djeshme Kosovën dhe jo vetëm, ku një autobus me nxënës u sulmua me armë në Gllogjan të Deçanit. Për pasojë 3 persona humbën jetën, shoferi dhe dy nxënës.
Reuters, Washington Post dhe AP News, dhe shumë media të tjera kanë raportuar lajmin e rëndë.
Reuters shkruan se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po transportonte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.
Agjencia amerikane gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.