Mediat në Bruksel: KE propozon Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në qershor

Më të fundit


Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të mbahet në muajin qershor. Lajmin e kanë dhënë mediat ndërkombëtare të stacionuara në Bruksel.

Edhe pse ende nuk është përcaktuar një datë e qartë, pasi pritet aprovimi i kornizës ligjore nga Këshilli Evropian.

Komisionerja Ana Pisonero gjatë një konference ditën e sotme dhe për Report TV po ashtu thekson edhe njëherë se KE është gati dhe ka  dhënë të gjitha rekomandimet për një hap të tillë.

“ Ajo çfarë mund të them, është ajo çfarë komisioni ka thënë prej kohësh që ne mezi presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Ky ka qenë edhe pozicioni i Komisionit që nga fillimit. Për të arritur këtë gjë Këshilli duhet të bjerë dakord për Kornizën e negociatave. Pozicioni jonë zyrtar është që një konferencë e tillë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ana Pisonero.

Mbajtja e Konferencës së Parë ndërqeveritare shënon edhe hapin më të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE. Sa I përket Shqipërisë, Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë rekomanduar mbajtjen e saj, por pengesa ka qënë gjithmonë në Këshillin Evropian, ku disa liderë kanë refuzuar hapjen e negociatave për vendin tonë. Për marrjen e një vendi të tillë duhet një vendim unanim I 27 vendeve anëtare.



Skip to toolbar