Megaoperacion i policisë italiane/ 43 masa paraprake dhe 1 mln euro të sekuestruara

AKTUALITET


Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion mëngjesin e sotëm.

Ekipi i Bolonjës po ekzekuton 43 masa sigurie për veprat penale të  aktivitetit kriminal me qëllim trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Konfidencialiteti i hetuesve është maksimal, por një shënim i komisariatit bën të ditur se janë sekuestruar një milion euro si pasojë e veprimeve të paligjshme.

Informacione të mëtejshme do të shpërndahen gjatë paradites, shkruajnë mediet italiane.



Skip to toolbar