Meloni nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

AKTUALITET


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, konfirmoi sot se kampet për emigrantët në Shqipëri, pjesë e strategjisë së qeverisë së saj për migracionin, do të funksionojnë sipas planit të parashikuar, pavarësisht pengesave ligjore dhe vendimeve gjyqësore që kanë vonuar realizimin e tyre.

“Po shkon pikërisht ashtu siç ju kam thënë gjithmonë: qendrat në Shqipëri do të funksionojnë”, deklaroi Meloni para mbështetësve të saj në Romë, në një ngjarje të partisë “Vëllezërit e Italisë”. Ajo nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes së fundit të BE-së për një qasje më të ashpër ndaj migracionit, duke përfshirë deportimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe mundësinë e vendosjes së qendrave jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë.

Megjithatë, implementimi i projektit ka hasur në vonesa për shkak të vendimeve gjyqësore, të cilat Meloni i quajti “të politizuara”. Ajo premtoi se projekti do të nisë së plotë, me një vonesë prej rreth një viti e gjysmë.

Plani i qeverisë italiane përfshin një qendër pritjeje në Shëngjin, e cila pritet të hapet në fund të vitit 2024, dhe një kamp për deportimin në Gjadër. Aktualisht, objektet janë kryesisht bosh, dhe kostot e operimit të tyre vlerësohen rreth 130 milionë euro në vit (152 milionë dollarë).



Skip to toolbar