Mero Baze: Ndaj Sorecës po shfryn dufi i revolucionit të dështuar!

OPINION


Nga Mero Baze

Të gjithë ata që mund ta kishin sinqerisht kauzën e  Tetarin, prej fillimit të saj, kanë marrë një fitore të rëndësishme, dhe ajo lidhet me përfaqësinë e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ish ambasadorja Romana Vlahutin, aq shumë e sulmuar nga opozita, ishte e vetmja që me ndërhyrjen e saj i dha një fitore të rëndësishme kauzës së Teatrit, duke detyruar qeverinë, të tërheq ligjin që parashihte prokurim direkt për fituesin dhe rikthimin e garës.

Kryebashkiaku Veliaj, biles ja pat marr për ters ndërhyrjen ambasadores Vlahutin, pasi tërheqja ushqeu protestat dhe ato pas asaj, i mori nën kontroll të plotë PD.

Por Bruskeli i qëndroi fort detyrimit të qeverisë për garë dhe e futi çështjen e garës për Teatrin në axhendën e vet.

Opozita e përshëndeti fillimisht ndërhyrjen e Bruskelit, me shpresë se do ta mbante ndezur protestën.

Pastaj u harrua dhe teatri dhe ligji, pasi filloi revolucioni që do tu jepte ose gjithcka, ose asgjë.

Pasi dështoi me revolucionin për diegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje, Lulzim Basha u rikthye para Teatrit, tashmë për të luajtur Teatrin e vet politik.

Dhe ka viktimizuar të vetmin ambasador të Perëndimit në Shqipëri që i ka dhënë kuptim kauzës së Teatrit, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ambasadori Soreca, duke qenë përfaqësues i Bashkimit Eropian në Tiranë, është këtu për të mbrojtur vendimet e Brukselit për çdo çështje dhe vendimi i Brukselit për Teatrin, është i pasqyruar në një rekomandim me shkrim të Bashkimit Evropian, për të cilin Lulzim Basha ka bërtitur “Fitore” kur është bërë.

Një vit më pas Bashkimi Evropian nuk ka ndërruar qëndrim, por ka ndërruar vetëm ambasador dhe ambasadori Soreca është duke mbrojtur qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Sulmet e pacipa ndaj tij, vijnë nga fakti, se tani për PD është më i rrezikshëm qëndrimi i Brukselit, se sa qëndrimi i qeverisë.

Qëndrimi i Brukselit i heq qeverisë të drejtën e një ligji pa garë për ndërtimin e Tetarit, duke i hequr kështu dhe një argument opozitës. Por Brukseli e ka bërë rekomandimin për ndërtimin e një Teatri të ri qysh në fillim.

Por Lulzim Basha në këto ditë vape, kur është duke dorëzuar bashkitë që premtoi se do ti mbante me forcë, ka nevojë urgjente për një “armik” të jashtëm dhe ka gjetur ambasadorin Soreca, i cili i prish atij Teatrin politik që po luan para shqiptarëve.

As ambasadori Soreca, as Brukseli dhe asnjë zë nga Bashkimi Evropian nuk kanë lëvizur nga asgjë që kanë bërë me shkrim një vitë më parë.

E vetmja gjë që ka ndryshuar nga një vit më parë, është dështimi i revolucionit të Lulzim Bashës dhe nevoja për një teatër politik që të mos merren njerëzit me dështimin e tij. Dhe duke sulmuar ambasadorin Soreca, opozitarët e Lulzim Bashës shfryjnë me këtë rast dufin ndaj Perendimit që i katandisi të dalin sërish para Teatrit, aty ku e lanë para nisjes së revolucionit.

Dhe kanë të drejtë! Po të mos ishte qëndrimi i BE përmes ambasadorit Soreca, qëndrimi i SHBA, përmes ambasadës në Tiranë dhe qëndrimi i OSBE përmes ambasadorit Borchart, tani do ta kishim harruar Teatrin se mund të numuronim viktimat e revolucionit të 30 Qershorit. Tani thjeshtë numurojmë orët e Lulzim Bashës.  



Skip to toolbar