Merrnin ryshfet për të shpërndarë metadon, Prokuroria çon për gjykim mjekët në Durrës

AKTUALITET


Prokuroria e Durrësit ka çuar për gjykim dy punonjësit e qendrës së Shpërndarjes së Metadonit, të cilët u denoncuan me zë e figurë teksa merrnin ryshfet për shpërndarjen e këtij medikamenti.

Infermierja M.L., akuzohet se ka marrë drejtpërdrejtë shuma parash deri në 3.000 lekë, për vete ose për persona të tjerë, për shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

E pandehura M.L., me detyrë infermiere në Qendrën e Shpërndarjes së Metadonit “Aksion Plus Durrës”, ka marrë drejtpërdrejtë përfitim të parregullt material në vlerën 3.000 lekë, për vete ose për persona të tjerë, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën e saj si infermiere që merret me shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

I pandehuri Xh.Z, e ka kryer veprën nëpërmjet kërkimit apo pranimit drejtëpërdrejtë të përfitimeve të parregullta për të tjerë, duke premtuar apo siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, e konkretisht me qëllim që të nderhyjë tek infermieria M.L., që merret me shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, duke i kërkuar që në kudërshtim me ligjin të japë metadon për persona që nuk iu takon..

Xh.Z., akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ishte ‘ura lidhëse’ mes infermieres që jepte medikamentin dhe personave që jepnin ryshfet për ta marrë atë.



Skip to toolbar