Mes 27 pacientëve tek Infektivi edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova

AKTUALITET


Mes 27 pacientëve me COVID-19, të shtruar në spitalin e Infektivit, janë dhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Ky fakt është bërë i ditur nga specialistja e ISHP-se, Eugena Tomini.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë. Mes 27 pacientëve tek Infektivi edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.”, tha Tomini.



Skip to toolbar