Pas zgjedhjes si Eurodeputet nga listat e kandidatëve të partisë “Nea Demokracia” në Greqi, Fredi Beleri ka krijuar një ngërç politik edhe ligjor. Ekspertët shpjegojnë përplasjen mes mandatit të eurodeputetit dhe detyrës si kryebashkiak pavarësisht se ligji shqiptar është i ndarë nga ai grek. A do të duhet të mbahen zgjedhje të reja në Himarë?!
Por, marrja e mandatit të eurodeputetin nuk e liron kryebashkiakun e zgjedhur nga procesi juridik.
Beleri është i dënuar me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe pritet të lërë qelinë në shtator, në rast se gjykata e Apelit nuk e rrëzon këtë vendim.
Në kushtetutën shqiptare, nuk është parashikuar një rast I tillë por nëse Fredi Beleri dënohet nga autoritetet në formën e prerë do të duhet të vuajë dënimin. Po ashtu ekziston mundësia që autoritetet e drejtësisë t’i kërkojnë Parlamentit Europian heqjen e imunitetit, një zgjidhje kjo e aplikuar nga vendet e Bashkimit Europian.
Një rast i bujshëm është ai i gazetarit Italian Enzo Tortora, I cili u arrestua për trtafik të lëndëve narkotike. I zgjedhur eurodeputet në zgjedhje në Korrik 1984 me 414. 514 vota. Atij ju kthye liria në 20 korrik të atij viti dhe tre ditë më vonë u paraqit në Gjykatën e Strasburg për të dorëzuar mandatin.
Ngjashmëri mes Tortora dhe Belerit ka vetëm nëse procesi gjyqësor ndaj këtij të fundit cilësohet i padrejtë apo i parregullt.
Për sa kohë nuk ka një vendim përfundimtar, të gjithë skenarët janë të hapur dhe nuk përjashtohet mundësia që Beleri t’i ushtrojë të dyja funksionet
“Beleri do qendroje edhe eurodeputet edhe kryetar bashkie”