Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai thotë se mes këtij shteti dhe Kosovës ka një raport të shkëlqyer në nivelin bilateral.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Fetai u shpreh se një parti pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, e ka cilësuar atë spiun të Albin Kurtit dhe Kosovës.
“Nuk dua të shoh komentet e deklaratave të para disa viteve të zotit Kurti. Unë, këtu nuk pashë që i drejtohet drejtpërsëdrejti Hristijan Mickoskit. Opozita maqedonase është e shumëllojshme, kemi Levica, që është parti pro-ruse, ka realizuar vizitë edhe në Tiranë, te varri i diktatorit Enver Hoxha. Realisht, forca destruktive, forca polarizuese e shoqërisë sonë multietnike, është Levica. Levica ushqen narrativin pro-rus në Maqedoninë e Veriut, Levica merret me bazat ditore edhe me ne individualisht. Levica, ditën kur u votuam në Parlament, më cilësoi mua si spiun i Albin Kurtit dhe i Kosovës në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe unë nuk besoj se kryeministri Kurti, i është drejtuar këtu me këto cilësime, kryetarit të VRMRO DPMNE, në atë kohë lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. Unë shoh që midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka një raport të shkëlqyer në nivel bilateral.
E tha kryetari Taravari, vizita e parë ishte nga kryeministri Kurti, me ekip, ku u shtruan shumë çështje të nivelit të bashkëpunimit bilateral, që nuk ishin adresuar paraprakisht nga qeverisja e BDI, edhe pse kishin pushtet pafund. Kryeministri Talat Xhaferi ka ecur ligj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar nisma legjislative për mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës maqedonase. Të njëjtit, sot na sulmojnë për ulje të statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ulje të statutit të shqiptarëve”, theksoi ai./abcnews.al